Max Verstappen ka zbuluar se, pavarësisht famës dhe suksesit në Formula 1, ai përpiqet të mbetet vetvetja dhe të jetojë një jetë sa më normale. Kampioni i katërfishtë thekson se fokusi i tij kryesor është performanca në pistë dhe se nuk ndien nevojë të ndryshojë sjellje apo stil jete.
“E di çfarë duhet të bëj: të performoj. Nëse nuk performoj, jam jashtë”, tha piloti i Red Bull, duke shtuar se miqtë dhe familja e mbajnë gjithmonë me këmbë në tokë.
Verstappen shprehet se i pranon sukseset me qetësi dhe pa pritshmëri të tepruara, duke theksuar se katër titujt botërorë janë diçka që do t’i mbeten gjithmonë, pavarësisht se çfarë do të sjellë e ardhmja.



