Kompania e njohur ndërkombëtare, Adidas, do të jetë partner zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Lajmi u bë i ditur nga Agim Ademi, president i FFK-së, gjatë Kuvendit Zgjedhor të federatës.
Gjatë këtij kuvendi, përveç njoftimit të partneritetit, u prezantuan edhe fanellat e reja me të cilat përfaqësueset e Kosovës do të luajnë në rast të kualifikimit në Kupën e Botës.
Lexo edhe:
“Sivjet ekipet tona nacionale do të veshin Adidas. Sivjet e kemi sponsor,“ tha Ademi, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e futbollit në vend.
Ky partneritet pritet të sjellë jo vetëm veshje sportive me standarde të larta, por edhe mbështetje të fortë për aktivitetet dhe projektet e FFK-së.



