Tommy Hilfiger dhe ekipi Cadillac Formula 1 kanë lançuar një koleksion zyrtar fanwear përpara debutimit të skuadrës amerikane në F1 në sezonin 2026. Koleksioni përfshin kapele, bluza, polo dhe veshje “replica” në ngjyrat kuqe, bardhë dhe zi, me detaje metalike.
Pritet që gjatë sezonit 2026 të publikohen edhe koleksione të tjera, ndërsa Cadillac do ta zbulojë dizajnin e makinës së saj F1 përmes një reklame në Super Bowl, përpara testimeve parasezonale në Bahrein.



