Alex më i shpejti, Bezzecchi ndal dominimin e Ducatit
A

Alex më i shpejti, Bezzecchi ndal dominimin e Ducatit

Piloti i Gresini Racing, Alex Marquez, e mbylli në krye testimin parasezonal të MotoGP në Sepang, duke realizuar xhiron më të shpejtë me kohën 1:56.402. Ai ishte 0.124 sekonda më i shpejtë se Marco Bezzecchi me Ducati, ndërsa i treti u rendit Fabio Di Giannantonio (VR46).

Pas tyre u pozicionua kampioni në fuqi Marc Marquez, ndërsa Francesco Bagnaia përfundoi i pesti. Franco Morbidelli dhe pilotët e tjerë të Ducati-t dominuan renditjen, ndërsa më i miri mes pjesës tjetër ishte Raul Fernandez.

Pilotët e Yamaha-s u rikthyen në pistë pas ndërprerjes për arsye sigurie, me Alex Rins si më të shpejtin e tyre. Sezoni 2026 i MotoGP nis me Çmimin e Madh të Tajlandës nga 27 shkurt deri më 1 mars.

TË FUNDIT