Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon në Arabi?
Ç

Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon në Arabi?

Eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje të reja mbi situatën e Cristiano Ronaldos te Al Nassr, duke konfirmuar se ylli portugez është i pakënaqur me gjendjen aktuale në klub.

Sipas raportimeve të mëhershme të ESPN, 41-vjeçari ka refuzuar të aktivizohet në disa ndeshje me skuadrën saudite, megjithatë Romano thekson se situata nuk duhet ekzagjeruar dhe se për momentin nuk ka sinjale të qarta për një largim të menjëhershëm nga Arabia Saudite.

Romano sqaron se Ronaldo nuk vuan nga asnjë problem fizik apo dëmtim, por mungesat e tij lidhen drejtpërdrejt me pakënaqësinë ndaj menaxhimit të klubit dhe grupit PIF, i cili administron disa prej klubeve kryesore në Arabinë Saudite.

Sipas tij, aktualisht nuk ka vend për panik, pasi çdo sqarim zyrtar pritet të vijë nga vetë Ronaldo ose nga përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, pakënaqësia e sulmuesit portugez me zhvillimet e fundit në afatin kalimtar mbetet e dukshme.

Në rast se Ronaldo vendos të mbyllë aventurën e tij te Al Nassr, pritet të nisë një valë spekulimesh mbi të ardhmen e tij, përfshirë edhe një rikthim të mundshëm në Evropë.

Megjithatë, paga e lartë e lojtarit dhe mosha e tij e avancuar përbëjnë një sfidë të madhe për klubet e interesuara, teksa karriera e një prej futbollistëve më legjendarë në histori po shkon drejt fazës përfundimtare. /AutoPortali

TË FUNDIT