Katër herë kampioni i F1, Sebastian Vettel, tha se nuk ka një “recetë” të vetme për të menaxhuar presionin dhe nervozizmin. Ai theksoi se nervozizmi është i dobishëm, sepse tregon gatishmëri dhe emocion, dhe duhet përdorur në mënyrë pozitive.
Vettel këshillon të pyesësh veten pse ndihesh kështu, çfarë mungon në ambientin rreth teje dhe çfarë të bën të ndihesh rehat, për të performuar më mirë. Ai shtoi se përjetimi i larteposhtmeve në F1 e mësoi të përballet me sfidat, një mësim që i shërben edhe pas tërheqjes nga gara.



