Norvegjia vazhdon të konfirmojë statusin e saj si mbretëresha e sporteve dimërore edhe në Lojërat Olimpike Milano–Cortina 2026, duke kryesuar renditjen e medaljeve në fazën e deritanishme të garave.
Vendi nordik mban aktualisht vendin e parë me tri medalje të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta, për një total prej gjashtë medaljesh, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës në klasifikimin e përgjithshëm.

Sportistët amerikanë kanë arritur deri tani të fitojnë dy medalje të arta, ndërsa në pozitën e tretë renditet Italia.
Vendi organizator numëron gjithsej nëntë medalje, por vetëm një prej tyre është e artë, e fituar në patinazhin e shpejtësisë nga Francesca Lollobrigida.
Nga një medalje të artë kanë siguruar deri tani edhe Japonia, Austria, Gjermania, Çekia, Franca, Suedia dhe Zvicra, duke dëshmuar konkurrencë të fortë mes shteteve me traditë në sportet dimërore.
Megjithatë, në ditët në vijim pritet që renditja të ndryshojë, pasi shumë gara të rëndësishme janë ende për t’u zhvilluar, ndërsa përparësi pritet të marrin vendet me infrastrukturë dhe traditë të zhvilluar në disiplinat dimërore. /AutoPortali



