Juventusi krenohet me paraqitjen e Zhegrovës në stërvitje
J

Juventusi krenohet me paraqitjen e Zhegrovës në stërvitje

Juventusi i ka kushtuar vëmendje yllit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, duke publikuar një video përmbledhëse të tij në rrjetet sociale.

Në faqen zyrtare të klubit italian në “Instagram”, është shpërndarë një video nga stërvitja e fundit, ku protagonisti kryesor është pikërisht futbollisti dardan.

Në pamjet e publikuara, Zhegrova shihet duke realizuar disa gola mjaft të bukur, ndërsa spikat edhe me teknikat dhe aftësitë e tij individuale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)

Postimi i Juventusit ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa klubi torinez e ka shoqëruar videon me mbishkrimin e shkurtër “Luani”, duke vlerësuar paraqitjen e Zhegrovës. /AutoPortali

TË FUNDIT