Real Madridi ka futur emrin e Cristian Romero-s në listën e objektivave për afatin kalimtar të verës së vitit 2026, raporton mediumi spanjoll El Chiringuito TV.
Klubi madrilen po planifikon investime të rëndësishme në repartin defensiv, me fokus të veçantë në sigurimin e një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë.
Kjo vjen si pasojë e situatës kontraktuale të Antonio Rüdiger dhe David Alaba, kontratat e të cilëve përfundojnë në fund të sezonit.
Romero ka qenë i lidhur me një transferim te Atletico Madrid gjatë verës së kaluar, por marrëveshja nuk u konkretizua.
Tashmë, mbrojtësi argjentinas shihet si një nga opsionet serioze për “Los Blancos”.
Sipas raportimeve, Romero është i hapur për një aventurë të re në karrierë, ndërsa stadiumi “Santiago Bernabeu” paraqitet si një destinacion shumë tërheqës për të.
Fituesi i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën ka kontratë me Tottenham Hotspur deri në vitin 2029, ndërsa vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Në moshën 27-vjeçare, Romero konsiderohet në kulmin e formës së tij, me përvojën dhe cilësitë e nevojshme për të udhëhequr mbrojtjen e Real Madridit në vitet e ardhshme. /AutoPortali



