Solberg me këmbë në tokë përpara rikthimit “të ëndrrave”
S

Solberg me këmbë në tokë përpara rikthimit “të ëndrrave”

Oliver Solberg thotë se po i merr gjërat rally pas rally, pavarësisht se kryeson renditjen e Kampionatit Botëror të Rally-t pas fitores së tij dominuese në Monte Carlo. Ai është suedezi i parë që udhëheq WRC-në pas më shumë se 30 vitesh, përpara garës së shtëpisë në Suedi.

Piloti i ri i Toyota-s do të jetë ndër favoritët, edhe pse do të niset i pari në rrugë. Solberg e ka fituar Rally Sweden tri herë më parë në WRC2, por thekson se ende ka shumë për të mësuar me makinën Rally1.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme, por po qëndroj me këmbë në tokë dhe po fokusohem garë pas gare”, tha 24-vjeçari, djali i kampionit të botës 2003, Petter Solberg.

TË FUNDIT