Sot zhvillohet akti i dytë i gjysmëfinalevenë Kupën e Kosovës në Basketboll
S

Sot zhvillohet akti i dytë i gjysmëfinalevenë Kupën e Kosovës në Basketboll

Mbrëmja e sotme sjell emocionet e ndeshjeve të kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, ku do të përcaktohen finalistët e edicionit të sivjetmë.

Takimi i parë i programit nis në orën 17:00, kur Bora përballet me Trepçën.

Kampionia në fuqi është shumë pranë kualifikimit, pasi në ndeshjen e parë ka siguruar një epërsi të thellë prej 23 pikësh, duke triumfuar 64:87 në udhëtim.

Për skuadrën prishtinase misioni është tejet i vështirë, pasi për të arritur finalen e parë në histori të Kupës, i duhet një fitore me të paktën 24 pikë diferencë.

Gjysmëfinalja tjetër vë përballë dy emra me peshë të basketbollit kosovar: Sigal Prishtinën dhe Bashkimin.

Skuadra nga Prizreni doli fituese në përballjen e parë me rezultat 83:67, duke krijuar një avantazh solid prej 16 pikësh.

Kryeqytetasit, për të siguruar një vend në finale, duhet të fitojnë me minimumi 17 pikë dallim në ndeshjen e kthimit.

Pas përfundimit të këtyre dueleve do të mësohen dy skuadrat që do të luftojnë për trofeun, ndërsa finalja e Kupës së Kosovës në basketboll është caktuar të zhvillohet më 18 shkurt./AutoPortali

TË FUNDIT