Mercedes bojkoton fillimin e sezonit të Formula 1?!
M

Mercedes bojkoton fillimin e sezonit të Formula 1?!

Më pak se një muaj ka mbetur deri te gara e parë e sezonit të Formula 1, që zhvillohet më 8 mars në Melburn. Ekipet ndodhen në Bahrein për testimet para-sezonale, por nga atje vijnë lajme se Mercedes mund të bojkotojë Çmimin e Madh të Australisë.

Shefi i ekipit, Toto Wolff, është i pakënaqur me polemikën rreth njësisë së fuqisë së Mercedesit dhe raportit të kompresimit të përzierjes së karburantit. Sipas rregullores së FIA-s, raporti duhet të jetë 16:1, por Mercedes arrin 18:1 duke përdorur metale që ndryshojnë elasticitetin me nxehtësinë. Motori i përmbush rregullat kur është i ftohtë, por kjo ndryshon kur temperatura rritet. Aktualisht, matjet bëhen vetëm kur motori është i ftohtë.

Në mediat italiane është raportuar se FIA mund ta ndryshojë këtë rregull dhe të kontrollojë kompresimin edhe kur motori është i ngrohur. Thuhet se Red Bull e ka denoncuar rastin, pasi kishte tentuar ta përdorte të njëjtën zgjidhje pa sukses.

“Jam pak i hutuar si arritëm deri këtu javët e fundit, sepse deri të premten mendoja se asgjë nuk do të ndryshonte. Pastaj lexova një artikull që thoshte se gjërat do të ndryshojnë, dhe mendova se ne duhet ta dinim këtë,” tha Toto Wolff në Bahrein.

TË FUNDIT