Çmimi i madh i Tajlandës me një mungesë të madhe
Ç

Çmimi i madh i Tajlandës me një mungesë të madhe

Fermin Aldeguer do të mungojë në Çmimin e Madh të Tajlandës më 1 mars për shkak të një frakture në femurin e majtë, të pësuar gjatë një aksidenti në stërvitje në janar.

Gresini konfirmoi se ai nuk do të marrë pjesë as në testet e Buriramit, ndërsa në vend të tij do të garojë test-piloti i Ducatit, Michele Pirro.

Spanjolli pritet të rikthehet më së hershmi në Çmimin e Madh të Brazilit më 22 mars, duke humbur kështu hapjen e sezonit 2026 në MotoGP.

TË FUNDIT