Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në territorin e Kosovës.
Sipas raportit në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
“Leposaviq / 25.03.2024 – 06:17. Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa te serbise, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë legjitimimit është vërejtur se i njëjti ka hyrë ilegalisht nga serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./AutoPortali/



