Pas 300 kilometrave garë, të ndarë në katër ditë, fitues i Rally Sweden 2026 është Elfyn Evans me Toyota GR Yaris Rally1.
Uellsiani ishte më i shpejti në pesë nga 18 provat speciale, duke treguar qëndrueshmëri gjatë gjithë garës. Deri në fund u ndoq nga Takamoto Katsuta (Toyota), i cili fitoi katër prova speciale dhe e mbylli garën me vetëm 14.3 sekonda diferencë.
Vendin e tretë e zuri Sami Pajari (Toyota), me 46 sekonda prapa. Fituesi i Rally Monte Carlo 2026, Oliver Solberg, u rendit i katërti, megjithëse fitoi po aq prova speciale sa Katsuta. Gabimet e bëra të premten i kushtuan suedezit një vend në podium. Toyota dominoi plotësisht garën me katër vendet e para.
Në vendin e pestë u rendit piloti më i shpejtë i Hyundai-t, Adrien Fourmaux, përpara shokut të skuadrës Esapekka Lappi. Thierry Neuville fitoi dy prova speciale, por gabimet në fillim të garës i kushtuan kohë të çmuar.

Piloti më i mirë i M-Sport Ford ishte Jon Armstrong, në vendin e tetë, përpara shokut të skuadrës Josh McErlean.
Renditja finale – Rally Sweden 2026:
Elfyn Evans / Scott Martin – Toyota GR Yaris Rally1 – 2:35:53.1
Takamoto Katsuta / Aaron Johnston – +14.3
Sami Pajari / Marko Salminen – +46.0
Oliver Solberg / Elliott Edmondson – +1:11.6
Adrien Fourmaux / Alexandre Coria – +1:50.3
Esapekka Lappi / Enni Malkonen – +1:53.2
Thierry Neuville / Martijn Wydaeghe – +3:45.9
Jon Armstrong / Shane Byrne – +4:05.5
Josh McErlean / Eoin Treacy – +6:05.4
Roope Korhonen / Anssi Viinikka – Toyota GR Yaris Rally2 – +10:36.2



