Caktohet data e finales së madhe të Copa del Rey
C

Caktohet data e finales së madhe të Copa del Rey

Real Federacion Espanola de Futbol ka zyrtarizuar datën dhe stadiumin ku do të zhvillohet finalja e Copa del Rey për sezonin 2025/26.

Finalja e madhe do të luhet të shtunën, më 18 prill, në stadiumin Estadio de La Cartuja në Sevilla, me fillim nga ora 21:00.

Ky do të jetë viti i shtatë radhazi që ndeshja për trofeun e Kupës së Mbretit organizohet në këtë impiant, i cili tashmë është kthyer në shtëpinë tradicionale të finales.

Në garë për trofeun e këtij edicioni mbeten katër skuadra të mëdha të futbollit spanjoll: FC Barcelona, Atlético Madrid, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Atlético Madrid regjistroi një fitore bindëse 5-0 ndaj Barcelonës, duke hedhur një hap të madh drejt finales.

Ndërkohë, Real Sociedad arriti të fitojë minimalisht 1-0 përballë Athletic Bilbaos, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit.

Finalja e 18 prillit pritet të sjellë një përballje spektakolare, me një nga gjigantët e futbollit spanjoll që do të synojë të ngrejë lart trofeun prestigjioz në “La Cartuja”. /AutoPortali

TË FUNDIT