Verstappen këmbëngul në qëndrimin e tij
V

Verstappen këmbëngul në qëndrimin e tij

Katër herë kampioni i botës, Max Verstappen, ka forcuar kritikat e tij ndaj rregulloreve të reja të vitit 2026, duke theksuar se Formula 1 duhet “të qëndrojë larg” nga Formula E. Javën e kaluar në testet parasezonale në Bahrain, ai i cilësoi rregullat e reja si “anti-garë” dhe “Formula E me steroide”.

Me rregulloren e re, njësia e fuqisë në F1 do të mbështetet pothuajse 50 për qind në energjinë elektrike dhe 50 për qind në motorin me djegie të brendshme, duke e bërë menaxhimin e baterisë shumë më të rëndësishëm gjatë garave. Kjo mund të çojë në situata ku pilotët ulin marshet në vijat e drejta për të kursyer energji, diçka e ngjashme me strategjitë në Formula E.

Piloti i Red Bull Racing është kundër kësaj qasjeje. I pyetur nëse kjo mund të hapë derën për më shumë pilotë nga Formula E ose ta kthejë atë kampionat në një seri përgatitore për F1, Verstappen u përgjigj: “Shpresoj që jo. Ka shumë pilotë të mirë atje, por nuk dua që ne të afrohemi me Formula E. Dua që ne të mbetemi Formula 1. Mos e rrisni rolin e baterisë, përqendrohuni te një motor i mirë”.

Ai shtoi se respekton zhvillimin e makinës së re Gen4 në Formula E, por theksoi se të dy kampionatet duhet të mbeten të ndara dhe me identitet të qartë.

 

Komentet e tij tregojnë ndarjen e mendimeve rreth rregulloreve 2026, pasi kampioni në fuqi Lando Norris i ka përshkruar makinat e reja si “shumë argëtuese”.

“Po ndaj vetëm mendimin tim”, tha holandezi, duke theksuar se ka të drejtën e fjalës së lirë dhe se nuk i intereson nëse të tjerët nuk bien dakord me të.

TË FUNDIT