Mediat britanike japin lajmin e keq për “Shumin”
M

Mediat britanike japin lajmin e keq për “Shumin”

Data 29 dhjetor 2013 shënoi një pikë kthese në historinë e sportit. Që nga ajo ditë, pas aksidentit të tij të rëndë me ski në Meribel, piloti gjerman Michael Schumacher është zhdukur nga sytë e publikut, i mbrojtur nga dashuria e gruas së tij Corinna dhe fëmijëve.

Ai mbushi 56 vjet në janar, por jeta e tij që atëherë ka mbetur jashtë vëmendjes së fansave, i mbrojtur nga një privatësi që familja e tij nuk ka dashur kurrë ta tradhtojë. Heshtja mbetet një zgjedhje e qëllimshme.

Gazetari britanik Craig Scarborough, i cili e ka ndjekur Formula 1 për dekada dhe është takuar shumë herë me Schumacher gjatë karrierës së tij, dha një përditësim të matur në lidhje me gjendjen e tij.

Duke folur me dikë “shumë, shumë afër” ish-pilotit, ai i shpjegoi “The Sun” se nuk do të ketë paraqitje publike në të ardhmen. Gjendja e tij aktuale, për aq sa është e mundur duke pasur parasysh situatën e tij, është e qëndrueshme dhe po monitorohet me kujdesin më të madh.

Ata që kanë mbetur pranë tij e dinë natyrën delikate të situatës. Flavio Briatore, i cili e futi atë në Formula 1 gjatë ditëve të tij në Benetton, shpjegoi se ai preferon ta kujtojë atë të buzëqeshur pas një fitoreje.

 

Jean Todt, një mik i tij i hershëm, tha se ai vazhdon ta vizitojë dhe të ndjekë garat e me të në televizion. Në dokumentarin e vitit 2021 kushtuar jetës së tij, Corinna Schumacher foli me shumë dinjitet për rutinën e përditshme të familjes së saj: terapinë, praninë e vazhdueshme, dëshirën për të mbajtur gjallë lidhjen me Michael.

TË FUNDIT