Skuadra e madhe insiston për Bagnaian
S

Skuadra e madhe insiston për Bagnaian

Aprilia Racing po shton përpjekjet për të bindur Francesco Bagnaia që t’i bashkohet projektit të saj në MotoGP për vitin 2027, duke synuar një formacion krejt italian së bashku me Marco Bezzecchi.

CEO i Aprilia-s, Massimo Rivola, po ushtron presion për të afruar dy herë kampionin e botës në fabrikën e Noale-s. Ndërkohë, Ducati pritet të rinovojë kontratën me Marc Marquez për 2027-2028, çka do ta linte Bagnaian pa vend në ekipin zyrtar.

Fillimisht, italiani ishte më i prirur drejt një prodhuesi japonez. Honda duket jashtë garës, ndërsa Yamaha mbetet prioriteti i tij. Megjithatë, Aprilia është rikthyer me një ofertë të përmirësuar financiare, duke përfituar nga largimi i Jorge Martin, që çliron rreth 4 milionë euro në buxhet.

Sportivisht, RS-GP e Aprilia-s konsiderohet aktualisht më konkurruese se Yamaha M1 V4, ndërsa miqësia mes Bagnaias dhe Bezzecchi-t – të dy pjesë e VR46 Rider Academy, i shton një element emocional ofertës.

Megjithatë, koha mund të jetë pengesa kryesore për Aprilia-n, pasi tregu i pilotëve pritet të lëvizë shpejt sapo të zyrtarizohet rinovimi i Marquez me Ducati.

TË FUNDIT