Ferrari surprizon me risinë e fundit
F

Ferrari surprizon me risinë e fundit

Kur duhen edhe gati dy javë nga nisja e Botërorit të Formula 1, të gjitha skuadrat janë duke mbyllur në Bahrein testet e fundit dimërore. Ferrari është mes skuadrave që ka treguar stabilitet si në Barcelonë ashtu dhe në Bahrein, duke qenë e shpejtë dhe pa probleme të mëdha teknike.

Madje “kokëkuqja” befasoi të gjithë në testet e kësaj jave, kur pjesa e bishtit të pasëm u rrotullua 360 gradë. Për të gjithë u konsiderua si një surprizë që mund t’i japë një avantazh të madh makinës italiane, që synon të rikthehet në majë pas gati dy dekadash në ndjekje të titullit.

Piloti monegask Charles Leclerc komentoi pozitivisht për punën e bërë nga deri më tani: “Testet kanë dhënë rezultate pozitive. Mendoj se jemi përgatitur mirë për Australinë, ku zhvillohet gara e parë. Megjithatë, mendoj se të gjithë po e fshehin potencialin e tyre të vërtetë”.

TË FUNDIT