Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda beson se “Dardanët” kanë marë vetëbesimin e duhur dhe se janë gati të testojnë mundësitë e tyre në një kombëtare të kualifikuar për në “EURO 2024.
“Ne duhet të përballemi me skuadra të nivelit të Hungarisë, që është e kualifikuar në Kampionat Evropian, sepse edhe synimi ynë është të kualifikohemi. Pavarësisht sa kombëtare e fortë është Hungaria, ne do të luajmë me vetëbesim”, tha ai para gazetarëve.

Gjermani foli edhe rreth miqësores paraprake kundër Armenisë.
“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me Armeninë. Kemi një skuadër që ka kualitet të mirë teknik dhe lojtarët janë shumë të mirë në tranzicion, megjithatë do të jetë e vështirë të luajmë ndaj një skuadre të fortë si Hungaria, që ka shumë kualitet”, theksoi trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.



