Quartararo evidenton problemet te Yamaha
Q

Quartararo evidenton problemet te Yamaha

Fabio Quartararo ka paralajmëruar se rikthimi i Yamaha në majë të MotoGP me motorin e ri V4 mund të zgjasë disa muaj  ose edhe gjithë sezonin 2026.

Pas testeve në Buriram, ai tha se M1 e re është ende më e ngadaltë se motori i vitit të kaluar, sidomos në simulimet e gjata. Sipas tij, përveç mungesës së fuqisë, problemet kryesore janë kthimi i motorit dhe mungesa e gripit, ndërsa zhvillimi do të kërkojë kohë.

TË FUNDIT