Acropolis Rally prezanton një “parc fermé” unike
A

Acropolis Rally prezanton një “parc fermé” unike

Acropolis Rally do të ketë një bazë të re dhe një parc ferme lundrues unik për edicionin 2026 të World Rally Championship.

Sipas itinerarit të publikuar për raundin e tetë të sezonit (25–28 qershor), qendra e garës zhvendoset 240 km në jug, nga Lamia në Loutraki, rreth 80 km në lindje të Athens. Rally do të përfshijë 17 etapa në rajonet e Atikës, Peloponezit dhe Greqisë Qendrore, me mbi 320 km prova speciale.

Risia më e madhe do të vijë pas super speciales së së enjtes në Athinë, kur ekuipazhet do të udhëtojnë me traget nga Porti i Korinthit drejt Itea-s për të nisur etapën e së premtes. Anija do të shërbejë si parc fermé zyrtar, me mundësinë që ekipet të qëndrojnë në bord gjatë natës, duke lehtësuar logjistikën.

Etapa e së premtes do të përfshijë provën e njohur Bauxites dhe malin Parnassos, që do të jetë segmenti më i gjatë i rally-t. Rikthehet gjithashtu prova Ghymno (për herë të parë që nga 2013), ndërsa testi Loutraki do të zhvillohet dy herë të dielën dhe do të presë Power Stage përmbyllëse.

Ndryshime të tjera në kalendarin 2026 përfshijnë:
Rally Finland – heq etapën ikonike Ouninpohja
Rally Japan – shton prova të reja në asfalt
Rally Italy Sardinia – rikthen bazën në Alghero për edicionin e fundit para kalimit në Romë nga 2027

Rally në Ishujt Kanarie do të përfshijë një super speciale në Circuito Islas Canarias, pistë që priti Race of Champions nga 1992 deri më 2003.

Organizatorët theksojnë se formati i ri synon të kombinojë sportin, teknologjinë dhe turizmin, duke forcuar profilin ndërkombëtar të Greqisë përmes një eventi me shtrirje globale.

TË FUNDIT