Ecclestone lartëson Gabriel Bortoleton, e sheh si kampion të botës
E

Ecclestone lartëson Gabriel Bortoleton, e sheh si kampion të botës

Ish-CEO i Formula 1, Bernie Ecclestone, beson se piloti i Audi F1 Team, Gabriel Bortoleto, “do të jetë një kërcënim” për shokun e tij me përvojë të skuadrës, Nico Hulkenberg, teksa marka gjermane nis sezonin e saj të parë këtë vit.

Hyrja e Audi-t në kampionat është pritur me shumë interes që nga marrja nën kontroll e ekipit Sauber. Edhe pse logoja me katër unaza është parë në aktivitete promovuese që prej shpalljes së investimit, 2026 është sezoni i parë kur makina do të shfaqet zyrtarisht në start.

Pas një viti mbresëlënës te Sauber, Bortoleto shihet si një talent në ngritje, dhe Ecclestone mendon se ai mund ta sfidojë shokun e tij më me eksperiencë. “Tani kanë mbledhur të gjithë përbërësit për një vit të parë të suksesshëm në Formula 1”, tha ai për Sport.de, pasi Audi befasoi me ritmin në simulimet e garës.

Ekipi do të garojë me njësinë e vet të fuqisë të ndërtuar nga Audi, e cila u tregua mjaft e besueshme në testet në Barcelonë, duke përfunduar me 357 xhiro të realizuara.

Ndërkohë, drejtori i ekipit, Jonathan Wheatley, u shpreh optimist: “Kemi folur shumë për ambicien e projektit dhe ajo që është arritur deri tani është e jashtëzakonshme. Jemi skuadra e parë që po garon me këtë gjeneratë të re makinash në Formula 1, dhe të gjithë këtu e dinë çfarë kërkon kjo për të përmbushur afatet dhe për të arritur deri këtu”.

TË FUNDIT