Më 8 mars, në Australi, do të zhvillohet gara e parë sezonale e Formula 1. Makina McLaren synon të mbrojë titullin kampion për konstruktorë, por edhe atë të pilotëve me Lando Norris.
Arritja e këtij qëllimi nuk është një arritje e lehtë, veçanërisht këtë vit, në një kampionat që paraqet kaq shumë rregullore të reja. Në testet e fundit në Sakhir, McLaren ishte makina që përfundoi më shumë xhiro, duke demonstruar besueshmëri.
Shefi Zak Brown, deklaroi se pavarësisht kësaj, rivaliteti me Mercedes dhe Ferrari, do të jetë i madh: “Mendoj se kemi prodhuar një makinë të mirë dhe do të jemi midis katër të mëdhenjve, por jo në krye”.
“Sidoqoftë, do të jetë një sezon i gjatë me shumë zhvillime. Ende po mësojmë, por mendoj se jemi në një pozicion të mirë fillestar. Mendoj se edhe Ferrari e Mercedes janë shumë të forte”, tha Brown.
Ai shprehet se i trembet edhe Red Bull, që për momentin po fshihet: “Mendoj se ende nuk kemi parë gjithçka që Red Bull ka për të ofruar. Ata janë të fortë, ndaj mendoj se patjetër do të jemi në katër të parët”.



