Së fundmi, në rajonin verior të gadishullit të Miçiganit është zbuluar një model i veçantë Jaguar i vitit 1964, i ruajtur në një hambar që nga mesi i viteve 1990.
Tani, përveç që “po thith pak ajër” dhe po pastrohet pas kaq shumë kohësh, Jaguar është vendosur edhe në shitje.
Lajmin e ka bërë të ditur YouTuberi, Detail Dane me anë të një videoje në YouTube, duke theksuar se ende nuk dihet se pse Jaguar ishte parkuar në hambar që shumë kohë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pas largimit të shtresave të mëdha të papastërtisë, veturës i është kthyer ngjyra e bardhë e shndritshme. Brendësia e saj ishte e dëmtuar nga minjtë kudo, ndërsa në bagazh i janë gjetur një gomë rezervë origjinale dhe një kuti veglash Jaguar.



