Dy skuadra të mëdha angleze synojnë trajnerin aktual të Barcelonës
D

Dy skuadra të mëdha angleze synojnë trajnerin aktual të Barcelonës

Xavi Hernandez ka bërë të ditur se në verë do të largohet nga Barcelona, por duket se nuk do të mbetet pa punë.

Largimi i Xavit mbetet disi i paqartë, me drejtorin sportiv Deco dhe presidentin Joan Laporta që refuzojnë të përjashtojnë mundësinë që ai të qëndrojë në detyrën e tij aktuale.

Ndërkohë Xavi shpreht i bindur se nuk ka ndryshuar agjë në vendimin e tij.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të merrte asnjë punë tjetër gjatë verës, përkundrazi do të preferonte një pushim vitin e ardhshëm.

Trajneri tha gjithashtu se donte t’i çonte fëmijët e tij në ndeshjet e trofeut Joan Gamper dhe të pushonte me familjen e tij.

Sipas HITC, Chelsea dhe Newcastle United po e konsiderojnë atë në mesin e kandidatëve të tyre për vendet e lira të mundshme këtë verë.

Duket shumë e pamundur që Xavi të futet në një punë tjetër menjëherë pas Barcelonës. Ai ndjen një lidhje të veçantë me Blaugranët, por ka folur se i detyrohet familjes së tij që të kalojë më shumë kohë me ta pas kësaj.

TË FUNDIT