Juventus vendos për nënshkrimin e parë në afatin kalimtar
J

Juventus vendos për nënshkrimin e parë në afatin kalimtar

Juventus FC ka nisur të mendojë seriozisht për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka ndërmarrë hapat e parë për të siguruar përforcimin e parë gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas eliminimit nga UEFA Champions League nga Galatasaray SK, drejtuesit e klubit torinez kanë vendosur të fokusohen në planifikimin e edicionit të ri dhe në ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë mbetet ende e paqartë nëse trajneri Luciano Spalletti do të vazhdojë të jetë në krye të “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, në Itali po qarkullojnë gjithnjë e më shumë informacione rreth lëvizjeve të mundshme në merkato dhe objektivave që mund t’i bashkohen skuadrës gjatë verës.

Sipas raportimeve të TuttoJuve, në skenë ka dalë sërish emri i mesfushorit Xaver Schlager, i cili duket gjithnjë e më pranë një transferimi te Juventusi.

Futbollisti austriak aktualisht është pjesë e RB Leipzig dhe po kalon një sezon të mirë në Bundesliga. Mesfushori 28-vjeçar ka realizuar dy gola në 23 paraqitje me skuadrën gjermane gjatë këtij sezoni.

Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në fund të sezonit, çka e bën atë një mundësi të favorshme në treg për Juventusin, i cili synon të përforcojë repartin e mesfushës me një lojtar me përvojë dhe cilësi. /AutoPortali

TË FUNDIT