Kosova U19 pëson nga Sllovenia
K

Kosova U19 pëson nga Sllovenia

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka mbyllur me humbje turneun kualifikues ‘Elite Round’ për Euro 2024.

Në ndeshjen e fundit, Dardanët e rinj pësuan humbje nga Sllovenia me rezultat 0:2.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të, kur Cuber Potocnik realizoi për 1-0 pas asistimit nga Lorbek duke kaluar sllovenët në epërsi.

Vendasit realizuan golin e dytë tre minuta para fundit, me anë të Jevsenank.

Kësisoj Dardanët e përzgjedhësit Adil Maliqi e mbyllën në pozitën e tretë në ‘Elite Round’ me tre pikë pas tre dueleve, derisa në Euro 2024 shkon Spanja me shtatë pikë e ndjekur nga Sllovenia me katër sosh.

Kosova në ndeshjen e parë shënoi fitore ndaj Austrisë me 1:0, më pas pësoi nga Spanja 1:2 dhe së fundi nga Sllovenia.

TË FUNDIT