Norris me paralajmërim të rrezikshëm
N

Norris me paralajmërim të rrezikshëm

Lando Norris paralajmëroi se Formula 1 mund të përballet me një “aksident të madh” për shkak të makinave të reja, duke theksuar dallimet e rrezikshme të shpejtësisë në zonat e frenimit.

Makina të reja për sezonin 2026 garuan për herë të parë në Australi të dielën, ku George Russell fitoi garën përpara shokut të skuadrës Kimi Antonelli.

Fillimi i garës solli shumë parakalime dramatike, përfshirë edhe duelin për vendin e parë mes Russellit dhe Charles Leclerc.

Për shkak të fuqisë më të madhe elektrike këtë sezon, pilotët duhet të menaxhojnë më shumë baterinë ndërsa mbledhin dhe përdorin energjinë gjatë xhirove.

Megjithatë, Norris theksoi se diferencat e mëdha të shpejtësisë gjatë dueleve në pistë krijojnë një situatë të rrezikshme.

“Është kaos, do të ndodhë një aksident i madh. Ne thjesht presim që diçka të shkojë keq. Nuk është e këndshme të jesh në atë situatë. Në të vërtetë nuk mund të bëjmë shumë për këtë”, tha Norris pas garës.

McLaren's Lando Norris wins wet and wild Australian Grand Prix - The Globe  and Mail

Duke pasur parasysh investimet e mëdha të ekipeve dhe prodhuesve në njësitë e reja të fuqisë, Norris nuk pret ndryshime në të ardhmen e afërt. Ai madje paralajmëroi se kjo situatë mund të jetë e rrezikshme edhe për tifozët.

“Nuk mund të ndryshojmë asgjë, prandaj nuk ka shumë kuptim të flasim më shumë. Mund të ketë dallime shpejtësie prej 30, 40 apo 50 km/h. Nëse dikush përplaset me dikë me ato shpejtësi, mund të fluturosh dhe të kalosh mbi gardh. Mund t’i shkaktosh dëme serioze vetes, ndoshta edhe të tjerëve. Është një mendim mjaft i frikshëm”, përfundoi Norris me një ton pesimist.

TË FUNDIT