Shaqiri bëhet temë debati në Zvicër
S

Shaqiri bëhet temë debati në Zvicër

Xherdan Shaqiri për vite me radhë ka qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm në Përfaqësuesen e Zvicrës. Mirëpo, së fundi gjërat duket se kanë ndryshuar.

Në ndeshjen miqësore me Danimarkën, ai u aktivizua si zëvendësues, ndërsa sonte pritet të rikthehet në njëmbëdhjetëshen e parë kundër Irlandës.

Një gjë është e qartë, pa Xherdan Shaqirin ka mundësi të vazhdojë “agjërimi” pa gola për Zvicrën. Xherdan Shaqiri hyri në fushën e ‘Aviva Stadium’ për stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën.

Lart në mbrojtje, dëshpërim në sulm.

Tre muaj para Kampionatit Evropian, është e qartë se me çka përballet Përfaqësuesja e Zvicrës.

Në katër ndeshjet e fundit, skuadra e Murat Yakin goditi portën e kundërshtarit vetëm dy herë (nga një kundër Izraelit dhe Kosovës), dhe barazimi 0:0 i së shtunës në miqësoren kundër Danimarkës e theksoi më tej problemin.

Si duhet të shënojë gola kjo Përfaqësuese? Në kuadër të pyetjes më të diskutuar për skuadrën zvicerane, në qendër është një person: Xherdan Shaqiri. A mund të përballojmë vërtet ta vendosim atë në bankinë, siç bëri në Danimarkë të shtunën?”, pyet mediumi zviceran “Blick”.

TË FUNDIT