Anulohet etapa e tretë e Rally Kenia, kjo është arsyeja (VIDEO)
A

Anulohet etapa e tretë e Rally Kenia, kjo është arsyeja (VIDEO)

Organizatorët e Safari Rally Kenya janë detyruar të anulojnë etapën e tretë të garës për shkak të “përkeqësimit të kushteve të rrugës”.

Sipas FIA-s, pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës, segmenti Camp Moran (24.35 km) u dëmtua rëndë, duke u bërë i pakalueshëm edhe për automjetet teknike dhe ato mjekësore. Për këtë arsye, etapa u anulua për arsye sigurie.

Etapa kishte nisur të enjten dhe kushtet ekstreme e kishin kthyer rrugën në baltë të thellë. Në ato kushte, piloti i Toyota Gazoo Racing WRT, Oliver Solberg, realizoi kohën më të shpejtë, 30 sekonda më shpejt se shoku i skuadrës Elfyn Evans.

Pas tyre renditet kampioni në fuqi i botës Sebastien Ogier, ndërsa piloti më i mirë i Hyundai Shell Mobis WRT, Thierry Neuville, ishte më shumë se dy minuta më i ngadalshëm.

Pas anulimit të kësaj etape, gara pritet të vazhdojë me etapën e katërt Loldia (18.95 km), ndërsa Solberg kryeson renditjen përpara Evans dhe Ogier.

TË FUNDIT