Kosova pëson humbje në miqësoren Hungarinë
K

Kosova pëson humbje në miqësoren Hungarinë

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0:2 në ndeshjen miqësore me Hungarinë, e zhvilluar në “Puskas Arena”.

Drardanët më të mirë në pjesën e parë, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit, ndërkohë që vendësit nuk rrezikuan portën e Aro Muric.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Edon Zhegrova, i cili në një hapësirë të ngushtë dribloi mbrojtësit kundërshtarë dhe bëri një goditje e cila shkoi fare pranë shtyllës së portierit kundërshtar.

Edhe Vedat Muriqi pati mundësi të shënojë, por nuk e shfrytëzoi mirë pasimin e Blend Idrizit.

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojtarëve të Kosovës, dhe Hungaria ‘rrëmbeu’ iniciativën ku më pas shënoi dy gola.

Në minutëna e 57-të, pas një gabimi në mbrojtjen e ‘Dardanëve’, Hungaria e shfrytëzoi këtë në maksimum duke shënuar për 1-0 me golin e Dominik Szoboszlai.

Goditjen përfundimtare Kosovës ia dha Zsolt Nagy (86’) i cili shënoi për 2-0 duke mbyllur çështjen e fituesit.

Kosova do të rikthehet në aksion në muajin qershor, ku do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë.

 

TË FUNDIT