Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të japë maksimumin për të përmbysur humbjen 3-0 ndaj Real Madrid CF në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së UEFA Champions League.
City u befasua në Madrid, ku mesfushori uruguaian Federico Valverde realizoi het-trik, duke i dhënë një avantazh të madh skuadrës madrilene përpara ndeshjes së kthimit në “Etihad”.
Guardiola pranoi se përmbysja do të jetë shumë e vështirë, por theksoi se skuadra e tij duhet të provojë gjithçka për të arritur një mrekulli.
“Reali nuk është përmbysur kurrë në histori? Nuk e di sa – ndoshta 50 ndeshje në Ligën e Kampionëve, nuk janë rikthyer kurrë nga 3-0. Natyrisht që është një rezultat shumë i vështirë. Por ne duhet të provojmë, për respekt ndaj njerëzve, ndaj tifozëve tanë dhe ndaj punës sonë”, deklaroi Guardiola.
Trajneri spanjoll pranoi gjithashtu se forma e fundit e ekipit nuk ka qenë më e mira.
Manchester City ka regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe një humbje në katër ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit mars, ndërsa në Premier League ndodhet nëntë pikë prapa liderit Arsenal F.C., edhe pse me një ndeshje më pak.
Megjithatë, Guardiola mbetet optimist për vazhdimësinë e sezonit dhe për të ardhmen e skuadrës.
“Më pëlqen skuadra ime. Deri në fund do të vazhdojmë të luftojmë dhe sezonin e ardhshëm do të rikthehemi përsëri”, përfundoi ai.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet të martën nga ora 21:00 në Etihad Stadium. /AutoPortali



