Kapiteni legjendar i zhgënjen gjermanët me këtë deklaratë
K

Kapiteni legjendar i zhgënjen gjermanët me këtë deklaratë

Philipp Lahm është ndër futbollistët që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin gjerman, te Bayern Munich dhe Kombëtarja gjermane.

Aktualisht, ai është në pozitën e Ambasadorit të Kampionatit Europian, i cili do të zhvillohet pikërisht në Gjermani, ndërsa së fundi ka folur pa “doreza” në lidhje me kombëtaren pretendente.

I prononcuar në rrjetin televiziv të “AFP”, Lahm e bëri fakt të kryer suksesin e Francës në “Euro 2024”, pavarësisht se të besuarit e Julian Nagelsman i mposhtën lehtësisht Kylian Mbappe me shokë në miqësoren e zhvilluar në Lion.

“Nuk kam asnjë mëdyshje se kush i ka gjasët më të mëdha për të triumfuar në Kampionin Europian, ajo është Franca. Nëse i referohemi kualitetit francez, 40 talente meritojnë të luftojnë për 23 vende që do përfaqësojnë kombëtaren. Ekuilibri i grupit të Deschamp meriton vlerësim maksimal. Ata në bazë të produktivitetit në masë, mund të ndërtojnë tri ekipe me të njëjtin efikasitet. Rivalët si Gjermania apo Anglia do të kenë rastin e tyre, megjithatë në këndvështrimin tim francezët janë një hapa para ndaj çdo kundërshtari. Shpresoj të jenë edhe përfaqësues që do dhurojnë surpriza, sikurse përshkroi rrugëtim të jashtëzakonshëm Islanada në Evropianin e luajtur në vitin 2016”, përfundoi Philipp Lahm.

Përpara disa muajsh, protagonisti në fjalë pohoi se “pancerat” mund të shkojnë deri në gjysmëfinale të “Euro 2024”.

TË FUNDIT