Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin, mund të mendojë se Xherdan Shaqiri nuk duhet të jetë në 11-shen e parë, por faktet flasin ndryshe.
Futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane në miqësoren me Danimarkën u aktivizua si zëvendësues dhe për këtë pati reagime edhe nga mediat kryesore zvicerane.
Të martën, Zvicra luajti miqësoren tjetër, me Irlandën.
XHERDAN SHAQIRI OPENS THE SCORING WITH A FREE-KICK GOLAZO!!!pic.twitter.com/TFWBv4U0C7
— Football Report (@FootballReprt) March 26, 2024
Xherdan Shaqiri u bë protagonist në minutën e 23-të. Ai realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke i dhuruar avantazhin Përfaqësueses helvetike dhe fitoren.
Golat nga goditja e dënimit janë një specialitet për 32-vjeçarin, që pavarësisht moshës, vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm te Zvicra.



