Dyshime për manipulime me patentë shoferë, arrestohen katër ekzaminerë në Prishtinë
D

Dyshime për manipulime me patentë shoferë, arrestohen katër ekzaminerë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në Prishtinë kundër dallavereve me patentë shoferë.

KlanKosova ka mësuar se katër ekzaminerë janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell AutoPortali.

Gjatë aksionit të zhvilluar sot janë gjetur edhe të holla te të dyshuarit.

Lajmin për KlanKosova e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

TË FUNDIT