Toto Wolff është i kënaqur me një fillim sezoni në të cilin Mercedesi i tij ka dominuar, duke marrë tri “pole position” dhe tri fitore, përfshirë dy fitore të dyfishta. Megjithatë, drejtori i Mercedes, midis para-taktikave dhe një vetëdije të caktuar për ndryshimet e ardhshme, nuk pretendon ende fitoren e titullit.
Ai pret që rivalët ta ngushtojnë shpejt hendekun, duke rihapur një kampionat që nuk duket veçanërisht i ngushtë për momentin. Ngjarja e parë është gara e Majemi, që vjen pas pushimit të gjatë të shkaktuar nga anulimi i garave të Bahreinit dhe Arabisë Saudite.
Të gjithë bien dakord se nga Majemi do të nisë një sezon i ri, me skuadrat që do të paraqesin mjaft risi. “Majemi do të jetë një fillim i ri për sezonin sepse do të zbulojmë se si do të funksionojnë përmirësimet që kanë prezantuar ekipet“, shpjegon menaxheri i Mercedes.

“Do të shohim se si do t’i kemi optimizuar të gjitha sistemet e tjera. Mendoj se do të jetë emocionuese. Ekipet dhe pilotët po fillojnë të kuptojnë se si t’i optimizojnë këto sisteme në avantazhin e tyre dhe ne pamë shenjat e para të kësaj në Japoni“, shtoi Wolff.
Më tej, ai tha: “Gjatë dy garave të para, ne ishim ende dominues, por kjo nuk ndodhi në Suzuka. Ne gjithmonë i kemi paralajmëruar njerëzit për këtë, sepse kemi zhvilluar vetëm 3 gara. Tani dukemi si heronj, por është plotësisht e mundur që të mos jemi në tre gara të tjera“.



