Deklarata që do ta “dridhë” Moto GP-në
D

Deklarata që do ta “dridhë” Moto GP-në

Ish-piloti spanjoll Jorge Martínez Aspar deklaroi se Marc Marquez është dukshëm më i shpejtë se Valentino Rossi, edhe pse italiani mund të ketë qenë pilot më i kompletuar.

Aspar vlerësoi stilin agresiv të Marquezit, forcën e tij mendore dhe aftësinë për t’u rikthyer pas dëmtimeve të rënda.

“Për mua, Marc mbetet referenca absolute. Në frenim dhe në hyrje të kthesave bën gjëra që duken të pamundura. Ndërsa rivalët janë të kujdesshëm, ai sulmon kufijtë që në minutat e para të stërvitjes”, theksoi spanjolli.

Marquez, i cili ka fituar nëntë tituj botërorë, sot garon me më shumë përvojë dhe përpiqet të minimizojë rreziqet.

TË FUNDIT