Tashmë janë mësuar të gjitha skuadrat e grupeve të EURO 2024 dhe gjithë sytë e botës këtë verë do të jenë në Gjermani, aty ku do të zhvillohet Kampionati Europian.
Sipas superkompjuterit të OCB Scores, Anglia është favoritja për të fituar EURO 2024. “Tre Luanëve” u është dhënë një shans 34.4 për qind për ta fituar trofeun. Duke përdorur të dhëna historike, shanse dhe modele të parashikuara, si dhe faktorë të tillë si performanca në turneun e mëparshëm, Anglia është menduar të fitojë turneun, që do të ishte hera e parë që nga viti 1966.

Ndërkohë, Franca është favoritja e dytë, pasi i është dhënë një shans 28.3 për qind për të fituar Evropianin. Gjermania organizatore ka një shans 13.5 për qind. Italia kampione në fuqi ka vetëm 9.8 për qind shanse për të mbrojtur titullin, ndërsa Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia janë gjithashtu ndër favoritët.



