Rritja e futbollit kosovar, tre lojtarë të Superligës vlerësohen nga 600 mijë euro
R

Rritja e futbollit kosovar, tre lojtarë të Superligës vlerësohen nga 600 mijë euro

Superliga e Kosovës është duke shënuar rritje të vazhdueshme. Paraqitjet e mira të Ballkanit në garat evropiane kanë bërë që disa futbollistë kosovarë të transferohen jashtë vendit, e disa të tjerë janë drejt një hapi të tillë.

Kjo ka ndikuar që edhe çmimi i tyre të rritet. Muhamet Hyseni dhe Drilon Hazrollaj kanë rritje të madhe të vlerës së tyre në treg, duke barazuar Lumbardh Dellovën.

Sipas Transfermarkt, të tre lojtarët tani vlejnë nga 600 mijë euro, duke shënuar rritje të çmimit.

Muhamet Hyseni ka rritur vlerën për 250 mijë euro, kurse Hazrollaj për 200 mijë euro nga vlerësimi paraprak.

Lindon Emërllahu ka vlerë të njëjtë, prej 550 mijë euro.

Pas tyre rritje të vlerës kanë pasur edhe Ilir Krasniqi (550 mijë euro) dhe Nazmi Gripshi (500 mijë euro), duke rritur vlerën për 50 mijë euro.

Rritja e Hysenit dhe Hazrollajt ka ardhur pasi të dy po shkëlqejnë në këtë edicion të Superligës së Kosovës, njëri me Llapin e tjetri me Malishevën.

Hazrollaj ishte ftuar nga Kosova për ndeshjet e fundit, por nuk ka debutuar, ndërsa Hyseni kishte luajtur në ndeshjet e qershorit dhe kishte shënuar edhe gola ndaj Zvicrës. /

TË FUNDIT