Harrojeni Fiatin që njihnit: “Grizzly” i ri duket brutal
H

Harrojeni Fiatin që njihnit: “Grizzly” i ri duket brutal

Fiat po përgatit një SUV të ri që pritet të quhet “Grizzly”, ndërsa renderët e publikuar nga dizajneri i njohur Kleber Silva kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut automobilistik. Pamja e modelit është frymëzuar nga fotografitë spiune të automjetit gjatë testimeve në rrugë dhe tregon një dizajn shumë më agresiv dhe modern se modelet aktuale të markës italiane.

Pjesa e përparme karakterizohet nga drita të holla LED, maskë masive dhe linja të mprehta, ndërsa karroceria katrore, harqet e theksuara të rrotave dhe elementet mbrojtëse i japin SUV-it një pamje të fuqishme dhe aventuriere. Edhe pjesa e pasme sjell stil modern me drita horizontale dhe mbishkrimin e madh “Grizzly”.

Sipas raportimeve, modeli i ri do të jetë rreth 4.5 metra i gjatë dhe do të ndërtohet mbi platformën moderne “smart car” të Stellantis. Fiat planifikon ta prodhojë automjetin në Kenitra të Marokut, ndërsa prezantimi zyrtar për publikun pritet gjatë verës, mes muajve qershor dhe korrik.

Po ashtu, kompania pritet të sjellë edhe një version Fastback të këtij modeli, ndërsa premiera e madhe ndërkombëtare mund të mbahet në Panairin e Automobilave në Paris gjatë muajit tetor.

TË FUNDIT