Makina kineze ngre rrotën dhe kalon gropën: pjesa tjetër e botës në panik serioz (VIDEO)
M

Makina kineze ngre rrotën dhe kalon gropën: pjesa tjetër e botës në panik serioz (VIDEO)

Në internet këto ditë po qarkullon një video krejtësisht surreale nga Kina, e cila njëkohësisht i ka bërë për të qeshur shoferët, por edhe i ka vënë në mendime serioze inxhinierët në Shtutgart, Mynih dhe Detroit. Në video shihet makina kineze BYD Leopard Bao 8 teksa i afrohet një “grope” në rrugë. Në vend që të ngadalësojë ose ta shmangë, ajo, falë sistemit të avancuar të pezullimit aktiv, thjesht ngre një rrotë në ajër, pothuajse si një qen kur ndalet pranë një shtylle për të “shënuar territorin” dhe kalon pengesën sikur ajo të mos ekzistonte.

Pyetja e parë logjike e çdo shoferi është: a na duhet vërtet kjo në jetën e përditshme? Realisht, jo. Shumica e njerëzve duan thjesht një makinë të besueshme dhe ekonomike. Por kjo nuk është pika kryesore.

“Shuplakë për gjermanët dhe japonezët”

Ky manovër nuk është bërë për të shpëtuar felgën tuaj në trafik, por si demonstrim force. Me këtë, Kina po dërgon një mesazh të fortë: ka arritur një nivel shumë të lartë në softuer, hidraulikë dhe elektronikë, sa mund të “luajë” me teknologjinë si të dojë.

Ndërsa ata prodhojnë makina që “vallëzojnë”, ngrejnë rrotat dhe sfidojnë fizikën, Evropa merret me burokraci. Ish-drejtues të industrisë automobilistike paralajmërojnë se Evropa po rrezikon të hyjë në një qorrsokak për shkak të politikave të saj dhe varësisë nga teknologjitë e baterive, ku Kina tashmë dominon.

Sipas tyre, ndalimi i motorëve me djegie të brendshme është një gabim i madh, pasi Evropa po humbet avantazhin e saj historik në industrinë e automobilave.

Në fund, mesazhi është i qartë: ndërsa Evropa debaton për rregulla dhe emetime, Kina po prodhon makina gjithnjë e më të avancuara që sfidojnë fizikën dhe tregojnë fuqinë e saj teknologjike.

TË FUNDIT