MotoGP me ide “të çuditshme” për vitin 2027
M

MotoGP me ide “të çuditshme” për vitin 2027

MotoGP po shqyrton seriozisht mundësinë që nga sezoni 2027 çdo pilot të ketë në dispozicion vetëm një motor, në vend të dyve siç është rregulli  aktualisht. Ky propozim është pjesë e negociatave mes organizatorëve, prodhuesve dhe ekipeve për rregullat e reja të kampionatit deri në vitin 2031.

Qëllimi kryesor i ndryshimit është ulja e kostove dhe zvogëlimi i numrit të teknikëve nëpër ekipe. Nëse miratohet nga Grand Prix Commission, MotoGP do të funksiononte ngjashëm me Moto2, Moto3 dhe WorldSBK, ku pilotët zyrtarisht përdorin vetëm një motor.

Francesco Bagnaia, Ducati Team, ensayando el cambio de moto para posibles situaciones de 'flag to flag'

Ky ndryshim do të kishte ndikim të madh strategjik, pasi ekipet nuk do të mund të testonin dy konfigurime të ndryshme njëkohësisht. Gjithashtu do të prekte edhe garat me shi, ku aktualisht pilotët ndërrojnë menjëherë motorin gjatë garës. Me rregullin e ri, ndërrimi do të kërkonte ndalesë në garazh dhe kohë shtesë për ndërrimin e gomave.

TË FUNDIT