Vasseur mobilizon Ferrarin para garës në Kanada
V

Vasseur mobilizon Ferrarin para garës në Kanada

Botërori i Formula 1 vazhdon këtë fundjavë në Kanada, me garën që zhvillohet në pistën e Montreal. Një garë ku Ferrari shpreson të arrijë rezultate më të mira se në Majami, tri javë më parë.

“Kanadaja është gjithmonë një garë e veçantë, me një atmosferë të shkëlqyer si në qytet ashtu edhe në pistë. Ne e dimë se sa mbështetje merr Ferrari këtu, përfshirë edhe nga shumë tifozë italianë”, tha Frederic Vasseur.

Më tej, shefi i “kokëkuqes” komentoi: “Nga një perspektivë sportive, Montreali nuk është kurrë i lehtë. Pista është shumë kërkuese për frenat, tërheqja është thelbësore kur dalin nga kthesat dhe kthesat e ngadalta”.

“Dhe, këtë vit, moti dhe temperaturat e ulëta mund të shtojnë një shtresë tjetër kompleksiteti, veçanërisht me formatin sprint që na ofron pak kohë për t’u përgatitur”, deklaroi më tej menaxheri francez.

“Do të duhet të jemi gati që nga seanca e parë e provave, të përqendrohemi në ekzekutim dhe të shfrytëzojmë sa më shumë çdo mundësi gjatë fundjavës“, tha drejtori i ekipit Frederic Vasseur.

TË FUNDIT