Aston Villa rrit ofertën për Rrahmanin
A

Aston Villa rrit ofertën për Rrahmanin

Albion Rrahmani është shumë afër të bëjë hapin e madh në karrierë. Skuadra e madhe angleze, Aston Villa, po shihet favoriti kryesor për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës.

Mediumet rumune kanë raportuar të premten se Aston Villa ka parakaluar edhe Benfican për shërbimet e Rrahmanit, i cili pritet të largohet këtë verë nga Rapid Bukureshti. Mësohet se Aston Villa ka rritur ofertën në 11 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar.

Te Rapidi, ditë më parë kanë pranuar se Rrahmani do të largohet në verë, ndërsa për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 8 milionë euro. Rrahmani ka kontratë deri në vitin 2026 me Rapidin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Ballkani për 600 mijë euro. Në 21 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 3 herë me fanellën e Rapidit.

TË FUNDIT