Kampionati Evropian në Beograd, Kosova ka paraqitur nëntë boksierë
K

Kampionati Evropian në Beograd, Kosova ka paraqitur nëntë boksierë

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka paraqitur 8 boksierë dhe 1 boksiere për Kampionatin Evropian për seniorë, i cili mbshry në Beograd nga 15-29 prill 2024.

Federata e Boksit e Kosovës, me 29.02.2024 ka dërguar letër zyrtare Federatës ndërkombëtare IBA, Federatës Europiane EUBC, Federatës së Boksit të Serbisë,  të cilat janë informuar  për pjesëmarrjen e boksierëve të Kosovës. Po ashtu janë informuar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit MKRS, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ku FBOXK ka kërkuar qe të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësitë të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim, të lejohet Përfaqësimi i kombetarës me uniforma dhe embleme të Republikës së Kosovës si të gjitha shtetet pjesëmarëse.

Ekipi i paraqitur ka këtë përbërje: Bashkim Bajoku (54 kg.), Lorent Murati (60 kg.), Shpëtim Bajoku (67 kg.),  Patriot Behrami (71 kg.), Jozef Rrrasi (75 kg.),  Taulant Jakupi (86 kg.), Donat Syla (92 kg.), Shpejtim Shabani (+92kg.), Donjeta Sadiku (60 kg.).

Bashkë me boksierët do të jenë edhe trajnerët Faton Xhakli e Marjola Sallauka dhe gjyshtari Latif Demolli.

TË FUNDIT