Florian Marku “njoftohet” me humbjen
F

Florian Marku “njoftohet” me humbjen

Boksier shqiptar, Florian Marku e ka pësuar humbjen e tij të parë në ringun profesionist, pasi është mundur nga britaniku Chris Kongo, në meçin për titullin IBO Interkontinental Velter.

Një humbje që ka ardhur në duelin në Londër pas 10 raundesh të luftuara, ku strategjia e rivalit të tij për ta mbajtur larg, funksionoi më së miri.

Kështu, pas 13 fitoresh dhe një barazimi, erdhi humbja e parë në karrierë për Florian Markun, me vendim unanim me pikë 96-94, 96-93, 98-92 në favor të rivalit të tij.

TË FUNDIT