Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë
M

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 15.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij procesi do të realizohet edhe hudhja e larvicideve, e cila është planifikuar të bëhet më 15.06.2026 dhe 16.06.2026, duke filluar nga ora 09:00.

Autoritetet komunale theksojnë se aktiviteti varet nga kushtet atmosferike, andaj mund të ketë ndryshime eventuale në data dhe orare në varësi të motit./GazetaExpress/

TË FUNDIT