Marc Marquez jep shenjat e rikthimit të madh
M

Marc Marquez jep shenjat e rikthimit të madh

Marc Marquez fitoi bindshëm në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke treguar se mund të garojë ende në nivelin më të lartë të MotoGP, pavarësisht se nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në shpatullën e djathtë.

Sipas shefit të tij teknik, Marco Rigamonti, Marquez ende vuan nga mungesa e forcës muskulore, gjë që e pengon të japë maksimumin gjatë gjithë garës. Pas operacionit të shtatë në shpatull, ai ka përmirësuar stilin e ngasjes për t’u përshtatur me kufizimet fizike.

Pas një periudhe të vështirë dhe një tjetër operacioni këtë vit, ai tregoi shenja rikuperimi në Mugello dhe u rikthye te fitoret në Hungari. Megjithatë, Ducati beson se i duhen edhe disa javë për t’u rikthyer plotësisht në formën e tij më të mirë.

Ende nuk është e qartë nëse Marquez do të arrijë nivelin fizik që kishte më parë, ndërsa konkurrenca në MotoGP është bërë edhe më e fortë.

TË FUNDIT